×
  • Lajme
  • Botë

    Të mërkurën, BE do të propozojë paketën e 12-të të sanksioneve kundër Rusisë

    Reporteri
    13 Nëntor 2023 | 23:21

    Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell, njoftoi se Komisioni duhet të propozojë paketën e dymbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë këtë javë.

    Borrell, pas takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, tha se Komisioni mund të vendosë për këtë propozim në mbledhjen e të mërkurës dhe ta dërgojë atë për miratim në Këshillin e BE-së.

    “Paketa e re e 12-të do të përfshijë ndalime të reja të eksportit, ndër të tjera, për diamantët, pastaj hapa të rinj për të kufizuar çmimet e naftës për të reduktuar të ardhurat e Rusisë nga shitja e naftës dhe masa të reja kundër shmangies së sanksioneve”, tha Borrell.

    Derisa, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paraqiti një paketë të re propozimesh se si duhet të drejtohet Gaza pas mbarimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.

    Borrell, i cili gjatë kësaj jave pritet të shkojë në Izrael, territoret palestineze dhe vendet fqinje, tha se është jetike të mendohet mbi atë që do të ndodhë pas luftës, edhe pse luftimet sa vijnë e ashpërsohen.

    Që nga fillimi i agresionit rus kundër Ukrainës, në shkurt të vitit të kaluar, Bashkimi Evropian ka miratuar 11 paketa sanksionesh kundër Rusisë./Reporteri.net/

    Borrell: Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!