“Ka qenë jashtëzakonisht e vështirë të rritesha pa baba. Dhe bëhet më e vështirë çdo vit,”-tha Julia Yllescas për CNN.
Komandanti ushtrisë Robert Yllescas nuk u kthye më në shtëpi pasi shkoi në Afganistan kur Julia ishte 7 vjeçe.
Dhe adoleshentja nisi vitin e fundit të shkollës së mesme në Alaska vendosi të krijonte një imazh prekës në nder të babait të saj.
Ajo redaktoi foton e saj duke vendosur një imazh engjëllor të Robert, ku ai kishte dalë në fotografi para vdiste.
Babi i Julias u plagos pas shpërthimit të një pajisje të improvizuar në Afganistan në vitin 2008.
Ai u dërgua në National Naval Medical Center në Bethesda, ku ndërroi jetë një muaj më vonë.
Dhe Robert u bë inspirim për librin e Jake Tapper, “The Outpost: An Untold Story of American Valor”, që u botua në vitin 2012.
Jo vetëm kaq, tani do realizohet një film bazuar tek libri.
Milo Gibson, djali i Mel Gibson, do të luajë rolin e Yllescas në filmin që do të dalë më vonë këtë vit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.