Kombëtarja e Kosovës do të jetë jashtëzakonisht e hendikepuar në dy ndeshjet e fundit kualifikuese për Euro 2024.
Pas Amir Rrahmanit e Edon Zhegrovës, Vedat Muriqi do të jetë mungesa tjetër e madhe e “Dardanëve” për duelet ndaj Zvicrës e Bjellorusisë.
Pas ekzaminimeve të fundit u zbulua shkalla e lëndimit të sulmuesit shtatlartë, i cili pësoi tërheqje muskulore në ndeshjen e fundit ndaj Izraelit.
Dhe, sipas mediave spanjolle, “Pirati” i Mallorcës do të mungojë 4-6 javë.
Kështu, krahas dy ndeshjeve me Kosovën, Muriqi s’do të jetë në dispozicion as në ndeshjet e ekipit spanjoll kundër Atletico Madridit, Alavesit, Sevillës dhe Cadizit.
Kosova do të luajë me Zvicrën në Basel këtë të shtunë, kurse të martën që vjen do ta mbyllë në Prishtinë kampanjën kualifikuese të Evropianit me duelin ndaj Bjellorusisë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.