×
  • Lajme
  • Rajon / Beograd

    Takimi me Lajçak, Vuçiq insiston në themelimin e Asociacionit

    Reporteri
    14 Nëntor 2023 | 13:37

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me përfaqësuesin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, theksoi se “Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog, për të respektuar gjithçka që është nënshkruar dhe rënë dakord dhe ritheksoi se vendi i tij qëndron për deeskalim, paqen dhe stabilitetin, të cilat janë të nevojshme për të siguruar mbijetesën e serbëve në Kosovë”, përcjell Reporteri.net.

    Siç është njoftuar nga zyra e presidentit të Serbisë, Vuçiq ka folur me të edhe për serbët që jetojnë në veri të Mitrovicës.

    Në takimin e sotëm, presidenti Vuçiq ka insistuar për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa janë diskutuar edhe tema të tjera të rëndësishme në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë.

    Diplomati sllovak erdhi në Beograd para takimit të kryenegociatorëve të Beogradit dhe Prishtinës, Petar Petkoviq dhe Besnik Bislimi, të paralajmëruar për 16 nëntor në Bruksel./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!