Më shumë se 500 zyrtarë politikë dhe staf që përfaqësojnë rreth 40 agjenci qeveritare i kanë dërguar një letër presidentit Joe Biden për të kundërshtuar mbështetjen e tij ndaj Izraelit në luftën në Gaza.
Letra i bën thirrje presidentit që të kërkojë armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe ta shtyjë Izraelin të lejojë ndihmën humanitare brenda territorit, raportoi NYT.
Nënshkruesit e letrës kanë mbetur anonimë për shkak “të shqetësimeve për sigurinë personale dhe rrezikut potencial për ta humbur punën”, nëse ata bëhen publikë.
Edhe pse administrata Biden së fundmi ka filluar të ngrehë shqetësimin për numrin e lartë të civilëve palestinezë të vrarë ndërsa ka nxitur Izraelin të përmbahet.
“I bëjmë thirrje presidentit Biden që urgjentisht të kërkojë armëpushim; të bëjë thirrje për depërshkallëzim të konfliktit aktual duke siguruar lirimin e menjëhershëm të pengjeve izraelite dhe të burgosurve palestinezë; rikthimin e ujit, karburantit, elektricitetit dhe shërbimeve të tjera bazike; dhe rrugën e ndihmës adekuate humanitare në Rripin e Gazës”, thuhet në letër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.