×
  • Sport
  • Sport

    Mësohet data, Fury dhe Usyk arrijnë marrëveshje për meçin që do t’i unifikojë titujt e peshave të rënda

    Reporteri
    15 Nëntor 2023 | 11:44

    Superpërballja mes britanikut Tyson Fury dhe ukrainasit Oleksandr Usyk, për titullin e kampionit të padiskutueshëm në peshën e rëndë në boks, do të zhvillohet më 17 shkurt, raporton “BoxingScene”.

    Fillimisht ishte raportuar se Fury, kampion bote në versionin WBC, do të përballet me Usykun, kampionin e versioneve WBA, WBO, IBF dhe IBO, më 23 dhjetor. Por, pasi Fury tregoi një paraqitje aspak të mirë kundër yllit të MMA-t, Francis Ngannou më 28 tetor, duke fituar me shumë mund me pikë, është vendosur që përballja me Usykun të shtyhet.

    Ngannou e kishte rrëzuar Furyn një herë në atë përballje. Njëri nga anëtarët e jurisë ia kishte dhënë fitoren Ngannous ndërsa dy të tjerë ia dhanë Furyt.

    “BoxingScene” raporton se përballja e Furyt me Usykun do të mbahet më 17 shkurt, ndërsa zyrtarizimi do të bëhet në një konferencë për media të enjten.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!