Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka votuar për miratimin e një draft-rezolute nga Malta që bën thirrje për pauzë humanitare të luftës në Gaza, dhe përpjekje më të mëdha për të lejuar ndihmën humanitare në territorin e shkatërruar nga lufta.
12 kombe votuan pro rezolutës, me tri abstenime, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë. Me asnjë votë kundër, presidenti i këshillit, Zhang Jun, njoftoi se rezoluta ka kaluar, raporton The Guardian.
Rezoluta bën thirrje për “pauza humanitare urgjente dhe të gjata dhe korridore përmes Rripit të Gazës për një numër ditësh të mjaftueshme për të mundësuar qasjen e shpejtë, të plotë dhe të sigurt humanitare”.
Kërkon pajtueshmëri me të drejtën ndërkombëtare, specifikisht mbrojtjen e civilëve, veçanërisht fëmijëve, dhe thërret për lirimin e menjëhershëm dhe pakushte të pengjeve të mbajtura nga Hamasi dhe grupet tjera.
Katër rezoluta të njëjta të paraqitura në OKB më parë kishin dështuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.