×
  • Sport
  • Sport

    Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë-Bjellorusi

    Reporteri
    16 Nëntor 2023 | 11:39

    Federata e Futbollit e Kosovës të enjten ka njoftuar se biletat për ndeshjen Kosovë – Bjellorusi, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, e cila zhvillohet më datë 21 nëntor, në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, sapo kanë dalë në shitje.

    Ato mund t’i blini përmes platformës online në këtë link.

    Çmimet e biletave janë si në vijim: veri dhe jug 5 euro, lindje 10 euro, perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro.

    Kosova është në lojë vetëm matematikisht për kualifikim në Euro. I duhet ta mposhtë Zvicrën të shtunën dhe Bjellorusinë, dhe duke shpresuar në rezultate të favorshme të Izraelit dhe Rumanisë, ndërsa Bjellorusia nuk ka gjasa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!