×
  • Lajme
  • Botë

    Mot i lig në Poloni, disa persona vdesin nga goditja e rrufesë

    Reporteri
    22 Gusht 2019 | 17:18

    Disa persona e kanë humbur jetën nga goditja e rrufesë në Poloni, si dhe disa të tjerë janë lënduar, transmeton AA.


    Shërbimi pyjor i shpëtimit njoftoi se disa persona e kanë humbur jetën nga goditjet e rrufesë në vargmalet Tatra në jug të Polonisë.

    Ekipet e shpëtimit janë nisur në majën e malit Giewont, ku grupi i turistëve, në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë, u përfshi nga moti i keq i ndjekur me vetëtima.

    Televizioni TVN24 publikoi pamjet ku shihen shpëtimatarët të cilët përpiqen me helikopter të mbërrijnë deri në majën e malit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!