×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Balla thotë se lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë

    Reporteri
    18 Nëntor 2023 | 13:01

    Sipas ministrit të Brendshëm shqiptar, Taulant Balla, lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me rezultate të larta, ku vetëm në 48 orët e fundit, janë arrestuar 40 persona.

    “Lufta kundër krimit po intensifikohet çdo ditë, me rezultate të mirëpritura, duke hyrë në një fazë tjetër kontrollesh dhe reagimesh parandaluese në mënyrë të dedikuar ndaj të gjithë ata që janë një bezdi për komunitetet, ata që shpërndajnë lëndë narkotike, ata që thyejnë me arrogancë ligjin duke mbajtur armë pa leje, ata që janë në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, ata që përfshihen në vjedhje, etj.”, shkruan Balla.

    Ai e përgëzoni edhe Policinë e Shtetit në Tiranë, Durrës, Librazhd, Berat, Dibër, Lushnjë, Sarandë, Shkodër dhe Gjirokastër për këto rezultate. Rezultate të tjera sistematike presim në ditët në vijim, për të garantuar sundimin e plotë të ligjit në gjithë territorin e vendit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!