×
  • Lajme
  • Rajon / NATO

    Turneu i Stoltenberg në Ballkan, në Shkup grumbullon kryeministrat Kovaçevski, Rama e Golob dhe presidentin Milanoviq

    Reporteri
    18 Nëntor 2023 | 13:47

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski, të martën më 21 nëntor, do të jetë nikoqir i vizitës zyrtare të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Shefi i Aleancës do të zhvillojë turneun e tij disaditësh në vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Të martën, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, mbërrin në Shkup, kurse vizita do të nis me ceremoni zyrtare në Qeveri që do të shpqërohet me një pres-konferencë të përbashkët me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski.

    Maqedonia e Veriut do të jetë nikoqire e takimit joformal të liderëve të aleatëve të NATO-s nga rajoni.

    Qeveria njofton se Stoltenbergu dhe Kovaçevki në Shkup do të presin Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajiq dhe Kryeministrin e Sllovenisë, Robert Golob.

    Shefi i NATO-s në Shkup, do të takojë edhe Presidentin Stevo Pendarovski dhe Kryeparlamentarin Talat Xhaferin, kurse do t`i drejtohet edhe Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

    Turneun nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor, Stoltenbergu, e nis të dielën me vizitën në Sarajevë, pas cka të hënën pasdite do të udhëtojë në Prishtinë në takime me autoritetet e Kosovës, kurse të martën paradite në Beograd do të zhvillojë takime me zyrtarët serb.

    Shkupi do të jetë etapa e fundit e vizitës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor.

    Vizita e Sekretarit të NATO’s në Ballkan, kjo është agjenda e takimeve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!