Tridhjetë e shtatë mikrobusë dhe automjete elektrike i janë dhënë Shqipërisë nga qeveria britanike me një kosto prej 1.5 milionë paund, si pjesë e një marrëveshjeje të fundit për kthimin e të burgosurve shqiptarë, shkruan media britanike Independent.co.uk.
Marrëveshja, e shpallur në maj, do të bëjë që 200 shtetas shqiptarë që janë në burgjet e Anglisë dhe në Uells të dërgohen në shtëpi për pjesën tjetër të dënimit.
Në këmbim, qeveria britanike tha se do të ndihmonte në “modernizimin” e sistemit të burgjeve shqiptare.
Marrëveshja pritej t’i kushtonte Ministrisë britanike të Drejtësisë rreth 8 milionë paundë gjatë dy viteve, me financime të tjera që vinin nga Zyra e Brendshme.
Zyrtarët këmbëngulën se kjo paraqet një kursim në kosto, duke theksuar faktin se Londrës i kushton 40,000 paundë në vit për të strehuar çdo të burgosur në Britani.
Duke shpallur marrëveshjen në maj, Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk tha se “publiku pret që kriminelët e huaj duhet të vuajnë dënimet e tyre jashtë shtetit – jo në burgjet tona në kurriz të taksapaguesit britanik”.
Ai premtoi se marrëveshja “do të përshpejtojë largimin e këtyre shkelësve të ligjit dhe do t’u japë viktimave besimin se kriminelët do të vazhdojnë të përballen me drejtësinë dhe të kalojnë pjesën e mbetur të dënimit të tyre pas hekurave”.
Ministria britanike e Drejtësisë nuk ka dhënë afat se kur do të dorëzohen këto automjete dhe nëse do të mund të dërgohen më shumë automjete në të ardhmen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.