×
  • Lajme
  • Lajme / Zjarri në IML

    Gjoshi, PDK: Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit të Ministres Haxhiu nga Prokuroria

    Reporteri
    21 Nëntor 2023 | 10:23

    Sekretari organizativ në Partinë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka reaguar pas zjarrit në Institutin e Mjekësisë Ligjore, shkruan Reporteri.net.

    Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sa më parë duhet të kuptohet se çka e shkaktoi këtë zjarr.

    Tutje ai shkruan se kjo nuk është një rastësi e vogël, që një ngjarje e tillë ndodhi një ditë pas intervistimit të Ministres Albulena Haxhiu nga Prokuroria.

    Postimi i Gjoshit:

    Është fatkeqësi djegja e ndërtesës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

    Tash, sa më parë, duhet të kemi informata se çka e shkaktoi zjarrin dhe çfarë u dogj?

    Cilat janë dëmet dhe a janë shkatërruar provat e ndonjë rasti?

    Rastësi jo e vogël kjo ngjarje, një ditë pas intervistimit nga prokuroria të ministres Albulena Haxhiu. Nën vëzhgimin e saj, me 8 dhjetor të vitit të kaluar, ishin zhdukur edhe mostrat e Astrit Deharit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!