×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA-ja dënon lëshimin e një sateliti nga Koreja e Veriut

    Reporteri
    21 Nëntor 2023 | 22:25

    Shtëpia e Bardhë dënoi fuqishëm Korenë e Veriut lidhur me një lëshimin e një sateliti në hapësirë, duke e cilësuar këtë veprim si “shkelje të rëndë” të sanksioneve të Kombeve të Bashkuara. Uashingtoni tha se një veprim i tillë mund ta destabilizojë rajonin.

    Lëshimi “rrit tensionet dhe rreziqet për destabilizimit të situatës së sigurisë në rajon dhe më gjerë”, tha përmes një deklarate zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Adrienne Watson.

    Media shtetërore e Koresë së Veriut raportoi se shteti në mënyrë të suksesshme ka vendosur në orbitë një satelit vëzhgues.

    Një raketë që bartte satelitin u nis nga Koreja e Veriut të martën, duke vendosur në orbitë satelitin vëzhgues ‘Malligyong-1’, tha agjencia verikoreane e lajmeve, KCNA.

    Watson theksoi se ky veprim përfshinte teknologji që janë të lidhura “në mënyrë të drejtpërdrejtë” me programin e raketave balistike të Veriut.

    Sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Phenjani nuk ka të drejtë të testojë raketa balistike.

    “Dera për diplomaci nuk është mbyllur, por Pheniani duhet që menjëherë të ndalojë veprimet provokuese dhe të zgjedhë diplomacinë”, u tha në deklaratë./REL

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!