×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Vdes 26 vjeçari shqiptar që u qëllua dje me plumb në kokë

    Reporteri
    23 Gusht 2019 | 10:12

    Indrit Çelaj ka vdekur nga plagosja e djeshme në Tiranë.


    Ka ndërruar jetë në spital i riu që u plagos dje në Tiranë me armë zjarri.

    Indrit Çelaj, 26 vjeç, ndodhej në gjendje kome për shkak se u qëllua në kokë me pistoletë, raporton “Tch”.

    Ngjarja ndodhi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ku i riu ishte duke kryer punime për kondicionimin e një vile.

    Pas një konflikti të çastit, 26 vjeçari mbeti i plagosur, por sot ndërroi jetë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!