×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Shqipëria “pushtohet” nga i ftohti, bora mbulon Kukësin e Dibrën – nesër termometri në -6

    Reporteri
    25 Nëntor 2023 | 17:48

    Shqipëria është pushtuar nga i ftohti ditën e sotme. Dëbora ka zbardhur Dibrën dhe Kukësin.

    Trashësia e borës në zonën e Dibrës e cila kalon mbi 20 centimetër, ka shkaktuar problematika edhe në zona të tjera, ndaj këshillohet të bëhet kujdes dhe të përdoren gomat e dimrit, si dhe zinxhirët. Në qarkun e Kukësit, dëbora ka kaluar 30 cm.

    Në Rrugën e Arbrit dhe në malësinë e Krujës janë bllokuar akset rrugore: Rruga e Arbrit, Cudhi Kamp-Qafshtamë, dhe Bruzë Mal-Shkretë.

    Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se po pastrohen me kripë akset: Kukës-Krumë dhe Kukës-Ura e Zapotit, në segmentin rrugor Dushaj-Sheshi i Trageteve-Lekbibaj në lartësinë mbi 700m, Qafë Thore, Vau i Dejes-Pukë-Kukës, Fushë Arrëz-Qafë Mali-Kukës, Bajram Curri-Valbonë, Ura Bujan-Qafë Morinë-Tropojë-Shipshan-Sopot-Kërrnaje, Bajram Curri-Fierzë.

    Në qarkun e Dibrës reshjet e borës kanë rënë deri në lartësinë 400 metra mbi nivelin e detit, duke përfshirë edhe qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës. Disa akse rrugore janë bërë të pakalueshme, më konkretisht: Peshkopi-Maqellarë- Bulqizë, Bulqizë-Ura e Vashës-Qafë Murrizë, Peshkopi-Kuben-Kukës.

    Dimri ka mbërritur në këtë fund Nëntori, ku termomteri do të shënojë vlera deri në – 6 gradë në zonat e thella dhe deri në 2 gradë në qendër të Shqipërisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!