Greqia nisi të dielën një operacion shpëtimi për 13 personat e zhdukur pasi një anije mallrash u fundos nga erërat e forta pranë ishullit grek të Lesbos.
Një anëtar i ekuipazhit nga anija, i quajtur Raptor, u dërgua në spital me një helikopter të marinës, tha roja bregdetare, duke e përshkruar atë si “në një gjendje shoku”.
Fati i 13 të tjerëve, të përshkruar nga mediat lokale si 11 egjiptianë, dy sirianë dhe një indian, nuk ishte menjëherë i qartë, raporton DeutcheWelle në gjuhën angleze.
Anija e mallrave e regjistruar në Komore dërgoi një sinjal shqetësimi për shkak të një dështimi mekanik në orën 7:00 të mëngjesit të dielën.
Anija e ngarkuar rëndë besohet se ka marrë ujë në gropë për shkak të dallgëve të forta, duke bërë që ajo të fundoset, sipas agjencisë së lajmeve ANA të Greqisë.
Pesë anije mallrash, tre anije të rojës bregdetare, forca ajrore dhe helikopterë të marinës, si dhe një fregatë marine iu bashkuan përpjekjes së shpëtimit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.