×
  • Lajme
  • Botë

    Në Itali 1 në 10 banorë jeton në varfëri absolute

    Reporteri
    27 Nëntor 2023 | 18:13

    Kështu thuhet në Raportin e vitit 2023 për Varfërinë në Itali. Sipas raportit janë mbi 5 milionë e 674 mijë të varfër absolut në Itali (+357 mijë krahasuar me vitin 2021), e barabartë me 9,7% të popullsisë: një në dhjetë banorë.

    Pesëmbëdhjetë vjet më parë fenomeni prekte vetëm 3% të banorëve, dhe është tregues se sa kompromentuese kanë qenë krizat e rënda globale të përjetuara që nga viti 2008 për Italinë, nga kolapsi i Lehman Brothers, krizat e borxhit sovran, deri në Pandemia Covid-19, së cilës i shtohen tashmë edhe efektet e konfliktit në Ukrainë, të cilat po ndikojnë rëndë në rritjen ekonomike, indeksin e çmimeve të konsumit dhe politikat monetare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!