Një person, që dyshohet të jetë një nga grabitësit e armatosur të argjendarisë në Suharekë, raportohet se është vrarë gjatë një shkëmb-zjarri me policinë gjatë një operacioni policor në Prishtinë.
Veç tij, siç ka raportuar TV Dukagjini me burime, gjatë aksionit është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
“Burimet e RTV Dukagjini bëjnë të ditur se gjatë një operacioni policor, policia ka neutralizuar njërin nga grabitësit e argjendarisë në Suharekë, me ç’rast i njëjti ka mbetur i vrarë”, ka raportuar para pak minutash portali i televizionit.
Personi që dyshohet se ka mbetur i vrarë është me inicialet D.G.
Ndërkaq, policia ka arrestuar dy persona të tjerë nën dyshimin se janë përfshirë në këtë grabitje të armatosur.
Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.
Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.
Të nesërmen tre të dyshuar janë arrestuar. Dy prej tyre, Gjykata e Prizrenit u ka vendosur një muaj paraburgim, derisa një tjetër u lirua.
Të dy të paraburgosurit, Albin Beqiri dhe Fatmir Tahiri, dyshohen për ndihmë në kryerjen e grabitjes së armatosur. Ata, pas arrestimit janë dërguar në paraburgosje në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.