×
  • Sport
  • Sport

    Siguroi fitoren e dytë, boksieri shqiptar medalje në Kampionatin Botëror të 16-vjeçarëve

    Reporteri
    30 Nëntor 2023 | 19:55

    Boksieri shqiptar Adam Maca ka realizuar sot nje tjeter ndeshje te shkelqyer dhe si rrjedhoje ka marre fitoren e dyte rradhazi duke siguruar ne kete menyre edhe medaljen ne Kampionatin Boteror te 16 vjeçareve qe po zhvillohet ne Armeni.

    Pasditen e sotme ne ring perballe tij ka qene bjellorusi Tsimur Siankevich, ndaj te cilit ka zhvilluar nje ndeshje shume te mire duke e dominuar ndeshjen dhe duke e detyruar kundershtarin qe te terhiqet ne raundin e dyte. Ne kete ai ka triumfuar dhe shkon me tutje duke i siguruar kombetares tone medaljen e bronzte deri tani ne kete eveniment te rendesishem. Nje sukses mese i merituar i ketij sportisti dhe i trajnerit qe e shoqeron ne kete Boteror, shkodranit Klaudio Çekini.

    Ne turin e pare, Maca ka qene me fat sepse sipas shortit eshte kualifikuar direkt per ne turin e dyte. Ne kete te fundit eshte ndeshur me uzbekistanasin Ibromihov Pahlovonjon ndaj te cilit ka triumfuar duke shkuar ne turin e trete, aty ku sot fitoi edhe ndaj Tsimur Siankevich.

    Ne kete menyre, 15 vjeçari i lindur ne Amerike por me origjine nga Mirdita, ka arritur t’i siguroje deri tani Shqiperise medaljen e bronzte, por me siguri qe Adami nuk do te ndalet ketu sepse do te tentoje fillimisht medaljen e argjendte dhe me pas te arten e Kampionatit Boteror.

    Por fillimisht do te perqendrohet tek ndeshja gjysmefinale qe do te zhvilloje diten e shtune ku ai do te kete perballe afganistanasit Sahak Amanollah, ne ndeshjen e vlefshme per peshen 57 kg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!