×
  • Lajme
  • Rajon / Video

    Publikohen pamje nga vendi ku u dogj makina dhe u gropos 14-vjeçarja në Shkup

    Reporteri
    04 Dhjetor 2023 | 13:36

    Në fshatin Brazdë, në gjysmë të rrugës për në aeroportin sportiv të Stenkovec, janë gjurmët e makinës së djegur të atyre që vranë 14 vjeçaren, Vanja Gjorçevska, përcjell Reporteri.net.

    Vendi mund të arrihet vetëm nga një rrugë me baltë, të cilën pak njerëz e dinë, madje edhe vendasit nga Brazda nuk e dinë vendndodhjen e saktë.

    Në rrugën lokale për në fshatin Brazdë nuk ka shumë trafik dhe në dy vende ka një kthesë që të çon në lokacionin ku ka mbetur e djegur vetura.

    Kjo është rruga në të cilën lëvizën autorët e krimit ndaj 14-vjeçares.

    Sipas informacioneve zyrtare nga hetimi, trupi i Vanja Gjorçevska është varrosur pranë veturës së djegur, në arat e fshatit Brazdë, në drejtim të aeroportit sportiv të Stenkovec.

    Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Shkup, i përfshirë edhe babai, synim përfitimi financiar nga nëna e së miturës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!