×
  • Lajme
  • Rajon

    Do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar për Ljupço Paleski-Palço

    Reporteri
    04 Dhjetor 2023 | 13:28

    Organizatori dhe autorët e vrasjes së 14- vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74 vjetarit Pançe Zhezhovski nga Velesi është Ljubco Palevski – Palço, i cili aktualisht është arrestuar ndërsa sot në konferencën për mediat ministri i brendshëm, Oliver Spasovski dhe prokurori publik Gavriel Bubevski gjatë pyetjeve të gazetarëve për përfshirjen e Palços, nuk e kanë treguar konkretisht me emër dhe mbiemër, por janë përgjigjur në pyetjet që konkretisht e kanë treguar emrin e tij si i dyshuari kryesor për veprat e shëmtuara.

    Siç informoi ministri i Brendshëm Spasovski, personi me veturë së bashku me avokatin e tij është larguar nga vendi për në Beograd, e më pas në Bullgari.

    Spasovski shtoi se për personin do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar, ndërsa në pyetjen se a kanë dijeni se ai po tenton të dezertojë në Rusi, ai u përgjigj negativisht.

    “Sigurisht organizatori kryesor, edhe ekzekutori që me armë më 27.11. sipas provave të vërtetuara deri më tani, diku rreth orës 10 ka vrarë të miturën, i frikësuar nga provat që policia mund të gjejë në hetimin e menjëhershëm tashmë të nisur nga policia, është personi që është larguar nga vendi menjëherë pas kryerjes së krimit. Ata po e kërkojnë atë. Mund t’ju premtoj se unë dhe institucioni do të bëjmë gjithçka që ky person ose më mirë ky përbindësh, gjurmët e të cilit po ndjekim, të dalë përpara drejtësisë sapo të shkelë në tokën tonë, tha ministri.

    Spasovski shtoi se për personin do të lëshohet fletarrest ndërkombëtar, ndërsa në pyetjen se a kanë dijeni se ai po tenton të dezertojë në Rusi, ai u përgjigj negativisht.

    Ky është organizatori i rrëmbimit dhe vrasjes së 14-vjeçares në Shkup

    Rrëmbimi dhe vrasja e 14-vjeçares në Shkup, i përfshirë edhe babai, synim përfitimi financiar nga nëna e së miturës

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!