Lupço Palevski – Pallço është personi kryesor në organizimin e rrëmbimit dhe vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska në Shkup, njoftoi sot MPB.
Ai është arratisur nga Maqedonia e Veriut. Përmes Beogradit ka shkuar në Bullgari ku i humben gjurmët, siç njoftoi sot Ministri i Punëve të Brendshme në një konferencë për media.
Lupço Palevski – Pallço është ish-pronar i një kompanie ndërtimore, pronar i javores “Start” dhe një Televizioni lokal. Ai ka qenë në paraburgim ekstradimi në Beograd.
Në shtator 2020 ishte arrestuar në aeroportin e Beogradit rrugës për në Moskë, kurse pas 8 muajve sërish ishte lënë i lirë. Ishte arrestuar pas një fletarresti të Kroacisë, për borxhe të kompanisë së tij në këtë vend.
Pas kthimit në Maqedoni aktivizohet në politikë, duke formuar partinë pro-ruse “Desna”. Ka qenë udhëheqës i disa podcasteve në portale maqedonase.
Më 5 maj të këtij viti, sipas MPB-së, Palevski është kapur bashkë me tre persona tjerë në kërkim të arit si dhe për armëmbajtje pa leje.
Derisa i gjithë opinioni ishte në kërkim të 14-vjeçares, Palevski gjatë kësaj kohe ka qenë mjaft aktiv në Facebook, duke publikuar mesazhe politike me përmbajtje nacionaliste dhe anti-perëndimore.
Postimi i tij i fundit ka qenë të premten më 1 dhjetor në ora 13:51./KlanMacedonia/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.