×
  • Lajme
  • Rajon

    Pak ditë para vrasjes, 14-vjeçarja i kishte shkruar një letër falënderimi babait të saj

    Reporteri
    05 Dhjetor 2023 | 11:57

    Në rrjetet sociale, e në mediat në Maqedorinë e Veriut, po përhapet statusi i mësueses së 14-vjeçares së vrarë, Vanjës, ku ajo sqaron se nxënësit në shkollë ditë më parë kanë bërë një eksperiment social në Ditën e Falenderimeve.

    Siç shkruan ajo, detyra ishte t’i shkruanin një letër personit të cilit i janë mirënjohës, e derisa ka bërë të ditur se Vanja i kishte shkruar një letër falënderuese babait të saj.

    “Ne bëmë një eksperiment social për Ditën e Falenderimeve, një pjesë e detyrës ishte të shkruanin për personin për të cilin ata janë më shumë mirënjohës. Ajo i shkroi një letër babait të saj. Kjo është arsyeja pse e gjithë kjo situatë është kaq joreale për mua….jeta nuk mund të jetë kaq e padrejtë”, thuhet mes tjerash se ka shkruar mësuesja e saj, Biljana.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!