×
  • Lajme
  • Botë

    SHBA-ja vendos veto në OKB, reagon ashpër Abbas

    Reporteri
    09 Dhjetor 2023 | 16:00

    Presidenti i Autoritetit Kombëtar Palestinez, Mahmoud Abbas, ka akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës se ka dorë në krimet e luftës që po kryhen kundër palestinezëve.

    Kjo akuzë vjen pasi SHBA-të ka vënë veto ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e cila bënte thirrje për një armëpushim humanitar në Gazë.

    Ai ka bërë përgjegjës amerikanët për vrasjen e fëmijëve, grave dhe të moshuarve palestinezë në Rripin e Gazës, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga presidenca, raporton skynews.

    Abbas kërkon një zgjidhje paqësore që parasheh edhe krijimin e shtetit të Palestinës

    Pavarësisht se propozimi për armëpushim humanitar në Gazë u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, SHBA-të nuk e përkrahën.

    Gjersa 13 nga 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit u shprehën pro rezolutës për një armëpushim, SHBA ishte vendi i vetëm që shfrytëzoi të drejtën e vetos ndërsa abstenoi Britania e Madhe.

    Ndryshe, Izraeli ka nisur një kundërofesivë pas sulmit terrorist të militantëve të Hamasit në territoret izraelite.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!