×
  • Lajme
  • Botë

    Luftanija franceze i rrëzon dy dronë që tentuan ta sulmonin nga Jemeni

    Reporteri
    10 Dhjetor 2023 | 12:33

    Një luftanije franceze i ka rrëzuar dy dronë në Detin e Kuq, të cilët ishin lëshuar në drejtim të saj nga bregdeti i Jemenit, tha Ministria e Mbrojtjes e Francës të dielën.

    Luftanija Languedoc e kishte vërejtur dhe pastaj shkatërruar dronin e parë rreth orës 21:30 të shtunën, ndërsa të dytin rreth orës 23:30, rreth 110 kilometra larg bregdetit të Jemenit.

    Lëvizja Huthi e Jemenit tha të shtunën se do t’i sulmojë të gjitha anijet që shkojnë në drejtim të Izraelit, pavarësisht kombësisë së tyre, si dhe i paralajmëroi të gjitha kompanitë ndërkombëtare të transportit të mos bashkëpunojnë me portet izraelite.

    Huthi, e mbështetur nga Irani, i ka sulmuar dhe kapur disa anije të ndërlidhura me Izraelin në Detin e Kuq dhe në ngushticën e vet, Baba l-Mandab, një rrugë detare përmes të cilës transportohet shumica e naftës botërore./REL/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!