Futbollisti kosovar i skuadrës së Dukagjinit të Klinës, Altin Lloga ka qenë sot viktimë e një shakaje të bashkëlojtarëve të tij.
Mesfushori i Dukagjinit ra pre e talljeve të shokëve të tij të cilët filmuan momentin kur ai u bë horë para shokëve, shkruan Reporteri.net
Ai po shfrytëzonte tushin e pishinës për t’u pastruar ndërkohë që një shok i tij i vënte shampo pa ndërprerë dhe ai nuk e vërente fare.
Kjo shaka është virale në rrjetet sociale ndërsa edhe në Kosovë së fundmi ka filluar të hyjë në modë.
Normalisht kjo shaka është pritur me të qeshura, por është marrë me sportivitet nga futbollisti./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.