×
  • Lajme
  • Lajme / Partia opozitare

    Shpërthejnë pakënaqësitë në LDK, Valon Myrtezaj: Mospërfshirja imë në Kryesinë e re, sjellje e shëmtuar

    Reporteri
    11 Dhjetor 2023 | 20:44

    Ish-anëtari i Kryesisë së LDK-së, Valon Murtezaj, ka shprehur pakënaqësinë e tij për shkak të mospërfshirjes në kryesinë e re të Lidhjes Demokratike të Kosovës

    Murtezaj ka thënë se mospërfshirja imë në Kryesinë e LDK-së, sjellje e shëmtuar

    Nëpërmjet një mesazhi, ai  thotë se është i pakorruptuar dhe se ‘shpirti i tij nuk është profiter’.

    Gazeta Online Reporteri.net ka raportuar sot edhe për pakënaqësitë e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama me LDK-në dhe kryetarin e kësaj partie, Lumir Abdixhikun.

    Postimi i plotë:

    Të nderuara Anëtare dhe Anëtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

    Bashkëqytetarë dhe bashkëpatriotë,

    Zonja dhe Zotërinj,

    Ju falënderoj për interesimin dhe përkrahjen dhe besimin e treguar në vazhdimësi.

    Në pamundësi që në këtë moment të ju përgjigjem individualisht, të gjithëve gjërë e gjatë, për shkak të numrit të madh, të gjithë ju që më keni shkruar, aktivistëve, qytetarëve pa dallim, gazetarëve, me mirëkuptim po ju shkruaj si në vijim :

    Mospërfshirja në përbërjen e Kryesisë së LDK-së, nuk ishte aksidentale, ishte e shenjëstruar.

    Kjo sjellje e shëmtuar nuk i takon shpirtit dhe frymës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Shpirti Rugovian nuk e duron këtë.

    Liria dhe Demokracia, respekti për mendimin e lirë (pa pasur pasoja), respektimi i rregulloreve, statutit dhe ligjeve, vlerësimi i profesionalizmit dhe etikës në punë, janë vlera më të rëndësishme në një organizatë bashkëkohore të kohës sonë.

    Prandaj, jam dhe do te mbetem një zë që me vendosmëri i thotë mendimet e veta si njeri i lirë.

    Nga përvoja e di që nuk nuk mund t’i japësh dikujt atë çfarë nuk ka kapacitet ta pranojë, e kuptoj dhe kam empati për këtë përplasje të civilizimeve.

    Por, jam i pakompromis për Kosovën evropiane, ku dinjiteti, liria dhe demokracia janë të vlera humaniste që ju takojnë të gjithëve.

    Shkelja e normave demokratike nuk ka vend në Kosovë.

    Zonja dhe Zotërinj,

    Ndërgjegja ime është humane, qëndron zgjuar, dhe nuk ka forcë a sjellje autokrate e despotike që mund ta shuajë.

    Mentaliteti im nuk është korruptiv dhe shpirti im nuk është profiter.

    Nuk ik nga nata, se dua ta bëjë ditë.

    Unë jam i Kosovës, dhe këtu do të jem deri sa mali të bëhet hi, e hiri mal përsëri.

    Ju dua me shpirt

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!