Kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rezarta Krasniqi, e shoqëruar nga anëtarët e tjerë të komisionit, Time Kadrijaj e Shqipe Isufi, vizituan sot Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.
Qëllimi i kësaj vizite ishte për tu njohur nga afër me kushtet në këtë qendër korrektuese, si dhe adresimi i çështjeve që mund të jenë të nevojshme.
Pas kësaj vizite, kryetarja e komisionit Krasniqi, u shpreh:” Synimi ynë ishte të dëgjojmë dhe të përfshihemi në zgjidhjen e nevojave për të përmirësuar jetën e personave që qëndrojnë aty, e po ashtu dhe kërkesat e stafit”.
Duke ndier përgjegjësinë tonë, tha ajo më pas, angazhimi për të siguruar një trajtim më të mirë është prioriteti ynë i përhershëm.