27 liderët e Bashkimit Evropian kanë vendosur të enjten të hapin negociatat e pranimit në Union me Ukrainën dhe Moldavinë.
Blloku vendosi po ashtu që t’i japë Gjeorgjisë statusin e vendit kandidat, gjë që i ishte mohuar në tentativa të mëparshme.
“Një shenjë e qartë shprese për popujt e tyre dhe për kontinentin,” deklaroi Charles Michel, presidenti i Këshillit Europian për të rejat e fundit nga Brukseli.
Po ashtu, pritet që Unioni të hapë negociatat me Bosnje dhe Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e pajtueshmërisë me kriteret e anëtarësimit. Kjo është bërë e ditur nga presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen një ditë më parë në një konferencë për shtyp.
Komisioni Evropian do të duhet të raportojë deri në mars për progresin e bërë nga vendi ballkanik në mënyrë që të vendosë hapat e ardhshëm.
Përparimi i së enjtes, i arritur gjatë samitit BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, vjen mes kërcënimeve të kryeministrit hungarez Viktor Orbán për vendosje të vetos kundër anëtarësimit të Ukrainës në Union.
Ky i fundit, hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Ukrainën e ka cilësuar si një vendim të gabuar.
“Ukraina nuk është realisht e aftë të nisë negociatat, por për shkak të luftës, për arsye gjeostrategjike, le të themi politike, duhet të hapin negociatat me ta. Unë mendoj se ky është një gabim… Ne po shkatërrojmë Bashkimin Evropian”. /a2
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.