×
  • Lajme
  • Shqipëria / Detaje

    Dyshohet se bashkëpunuan me Sokol Mjaçajn për futjen e armës, 18 të shoqëruar në burgun e Peqinit

    Reporteri
    16 Dhjetor 2023 | 11:13

    Dyshohet se bashkëpunuan me Sokol Mjaçajn për futjen e armës në ambientet e burgut, shoqërohen 18 persona nga burgu i Peqinit.

    Të shoqëruar janë gardianë dhe civilë që dyshohet së kanë bashkëpunuar me të dënuarin.

    Sipas dëshmive, arma dyshohet se ka hyrë në ambientet e burgut rreth 1 muaj më parë dhe Mjaçaj ka pritur momentin për të vrarë Arben Lleshin.

    Por, si ndodhi ngjarja?

    I dënuari me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj, gjatë kohës që ka qenë në ambientet e ajrimit, është afruar pranë dritares së qelisë ku ndodhej i dënuari Arben Lleshi dhe ka qëlluar tre herë ndaj tij.

    Për shkak të distancës së afërt, plumbat e qitur nga pistoleta e Mjacajt e kanë goditur në qafë dhe gjoks të dënuarin Lleshi, i cili edhe pse mori ndihmën e parë mjekësore nuk u mbijetoi dot plagëve, duke ndërruar jetë. Në momentin e konfliktit me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur i plagosur me armë zjarri edhe i dënuari tjetër, Indrit Shaqja.

    Pas krimit, Sokol Mjacaj ka tentuar të mbajë peng punonjës të administratës së burgut të Peqinit, por ndërhyrja e forcave operacionale të Drejtorisë së Burgjeve, e pasuar edhe nga ato të forcave RENEA dhe Policisë së Elbasanit, e kanë neutralizuar dhe izoluar të dënuarin me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj.

    Ky i fundit vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çekë, në tentativë për t’i grabitur. Përveç forcave të shumta policore, në vendngjarje ka mbërritur edhe prokurori i Elbasanit, i cili ka marrë në pyetje menjëherë të dënuarin Sokol Mjacaj, në lidhje me këtë ngjarje.

    Përveç arsyeve të konfliktit mes të dënuarve Mjacaj dhe viktimës Lleshi, një tjetër moment i paqartë është edhe fakti se si është futur brenda ambienteve të burgut arma e zjarrit që ka rënë në dorë të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!