Pak më shumë se një javë pas sulmit terrorist në Christchurch të Zelandës së Re, dy xhamitë që ishin objekt i sulmit, janë rihapur.
Të shtunën, në xhaminë Al Noor ku u vranë 40 nga 50 viktimat, kishte shumë pak tregues fizikë të ngjarjes tragjike.
Gjurmët e plumbave ishin mbuluar nga boja dhe suvatimi dhe dritare të reja kishin zëvendësuar ato që ishin shkatërruar nga besimtarët që përpiqeshin t’i shpëtonin sulmit të nacionalistit të bardhë 28 vjeçar australian, shkruan VOA. Mes vizitorëve në xhami ishin të mbijetuar të sulmit dhe njerëz që i njihnin viktimat.
Më herët të shtunën në Christchurch, u mbajt një Marshim për Jetën me njerëz që ecnin kryesisht në heshtje. Në një nga shenjat që mbanin demonstruesit, lexohej “Myslimanët të mirëpritur. Racistët jo”,
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.