×
  • Lajme
  • Rajon / Shaip Kamberi dhe Shqipërim Arifi

    Zgjedhjet në Serbi: Shqiptarët garojnë të ndarë me dy lista

    Reporteri
    17 Dhjetor 2023 | 8:30

    Sot në Serbi do të mbahen dy palë zgjedhjesh të jashtëzakonshme, lokale dhe parlamentare.

    Të drejtë vote kanë edhe shqiptarët nga Lugina e Preshevës.

    Por, gara e liderëve politik shqiptarë atje do të jetë e ndarë.

    Ata do të garojnë me dy lista.

    “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, nga Shqipërim Arifi.

    Të drejtë vote në Serbi, kanë mbi 6.5 milionë qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!