Një garë me vetura mes dy të rinjve nga Gjakova mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova” solli pasoja me fatalitet duke lënë të vdekur tre persona të cilët ndodhedhin në rrugë duke përcjellur nga afër gjithçka po ndodhte mes dy garuesve, shkruan Reporteri.net.
Në orët e vona të së shtunës tre të rinj nga Gjakova derisa po xhironin me telefona garën që po ndodhte, gjetën vdekjen pasi njëri nga shoferët garues humbi kontrollin mbi veturën e tij.
Gazeta Online Reporteri.net raportoi mbrëmë se ngasësi i veturës është Arlind S. dhe është familjar i njërit prej tri viktimave.
Lidhur me rastin, një person u ndalua qysh mbrëmë nga Policia, derisa edhe një tjetër është arrestuar gjatë ditës së sotme.
“Janë në ndalim dy të dyshuar”, tha për Express Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala.
Në pamjet e siguruara nga Gazeta Online Reporteri.net dëgjohet se si njëri nga personat prezent që po ndiqnin nga afër garën dëgjohet duke thënën “rujuni, rujuni…” pak para përplasjes së veturës.
Dy nga tre viktimat u raportua se ishin futbollistë të ekipit “KF Gjakova”, ku sot në mëngjes pati edhe një reagim nga vet klubi.
Poashtu ngushëllime ndaj familjeve të viktimave pati edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Dy nga viktimat e aksidentit tragjik në Prizren kishin qenë futbollistë, reagon klubi
Lidhur me këtë rast tragjik ka reaguar edhe kreu i Gjakovës, Ardian Gjini. Kryetari Gjini ngushëlloi familjet e tre të rinjve nga kjo komunë derisa shtoi se sot çdo qytetarë ndjen dhimbje me ta.
“Jam jashtëzakonisht i pikëlluar nga lajmi për ndarjen e hershme nga jeta të tre djemve të ri nga Gjakova. Kjo ngjarje tragjike ka goditur rëndë 3 familje, por dhimbje për këtë humbje ka sot secili prej nesh. Në emër të qytetarëve të Gjakovës ngushëlloj familjet Syla, Delija dhe Bibaj për humbjen e bijve të tyre”, shkroi Gjini.
Se organizime të tilla duhet të ndalen menjëherë e duhet të ketë dënime të ashpra e tha sot shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.
E njëjta tha se të tre të rinjtë humbën jetën nga papërgjegjësia e të tjerëve.
E po të njëjtin reagim pati edhe avokati Arianit Koci. Ai përmes një statusi në Facebook tha sot se urgjentisht duhet shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në komunikacion, derisa kërkoi që dënimet të ashpërsohen./Reporteri.net/