×
  • Sport
  • Sport

    Mediat turke: Senol Gunes dhe Roberto Carlos kandidat për ta drejtuar Kombëtaren e Kosovës

    Reporteri
    17 Dhjetor 2023 | 19:40

    Roberto Carlos është një tjetër kandidat për ta drejtuar Kombëtaren e Kosovës.

    Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk, Ajansspor.

    I njëjti medium njoftoi sonte se Federata e Futbollit të Kosovës e ka kontaktuar edhe trajnerin turk, Şenol Güneş.

    “Thuhet se së bashku me Şenol Güneş në listën e Kosovës është edhe Roberto Carlos, i cili ka luajtur për Fenerbahçen në Turqi dhe për një kohë ka punuar si trajner i Sivassporit dhe Akhisar Belediyespor”, shkruan mediumi turk.

    Së fundmi, FFK-ja ia vuri syrin trajnerit spanjoll, Robert Moreno, i cili pas takimit me kryetarin Agim Ademi megjithatë e zgjodhi opsionin rus të FC Sochi.

    Shtëpia e futbollit kosovar është në kërkim të pasardhësit të Primoz Glihas, i cili u largua nga “Dardanët” në fund të kampanjës kualifikuese për Euro 2024.

    Kosova e pati një fazë eliminatore dëshpëruese dhe do ta kërkojë këndelljen në kualifikimet e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!