Autoritetet amerikane njoftuan se do të bashkëpunojnë me Serbinë për të “forcuar” demokracinë pas zgjedhjeve, duke mos komentuar pretendimet për parregullsi zgjedhore.
“Ne presim bashkëpunimin e vazhdueshëm me qeverinë e ardhshme serbe për të forcuar qeverisjen demokratike dhe sundimin e ligjit dhe për të përmirësuar stabilitetin rajonal,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
Por e ashpër me ecurinë e procesit zgjedhor në Serbi ka qenë Gjermania.
Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, ka renditur shkeljet që OSBE/ ODIHR ka evidentuar.
Këto shkelje përfshijnë keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës. Për Gjermaninë një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos kur Serbia është shtet kandidat për integrim në Bashkimin Evropian (BE).
Për Gjermaninë një gjë e tillë është e papranueshme, e sidomos kur Serbia është shtet kandidat për integrim në Bashkimin Evropian (BE).
“Serbia ka votuar, por @osce_odihr raporton keqpërdorime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votës. Kjo është e papranueshme për një vend me status kandidat në BE”, u tha në njoftimin e lëshuar.
#Serbia has voted, but @osce_odihr reports misuse of public resources, voter intimidation and cases of vote buying. This is unacceptable for a country with EU candidate status.
— GermanForeignOffice (@GermanyDiplo) December 18, 2023
Të dielën në Serbi janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ku sipas rezultateve të fundit, koalicioni rreth Partisë Progresive Serbe ka fituar shumicën absolute.
Koalicioni “Serbia kundër dhunës”, i cili kundërshton rezultatet e zgjedhjeve të Beogradit, organizoi një protestë duke kërkuar anulimin e tyre. /Reporteri.net/
Opozita në Serbi proteston, kundërshton rezultatet në Beograd – disa prej tyre futen në grevë urie