×
  • Sport
  • Sport

    Vdes në moshë të re trajneri kosovar i basketbollit, Illmen Bajra

    Reporteri
    20 Dhjetor 2023 | 11:24

    Ka vdekur trajneri 33-vjeçar i disa skuadrave të basketbollit kosovar, Illmen Bajra.

    Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar njëri nga klubet në të cilin punoi, KB Prizreni.

    “Klubi basketbollistik Proton Cable Prizreni shpreh ngushellimet më të sinqerta familjes Bajra dhe gjithë komunitetit të basketbollit. Ikja e hershëm në amshim është një humbje e madhe për ne dhe basketbollin. Trajneri Bajra me sukses drejtoi skuadrën e Bashkimit , ishte pjesë e përfaqësueses njëherit edhe gjysë sezone ishte në stafin e trajnerëve edhe te skuadra jonë. Thellësisht të pikëlluar do e kujtojm Illmenin si shembull i punës, pozitiviteti e një miku që gjithmonë do jetë në zemrat tona”, ka shkruar KB Prizreni në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!