×
  • Lajme
  • Botë

    “Lutem të dal i gjallë”, flet gazetari që jeton në Prishtinë, por ndodhej në Pragë dhe përjetoi sulmin në universitet

    Reporteri
    21 Dhjetor 2023 | 17:11

    Gazetari danez që punon në Kosovë, Jakob Weizman, ka bërë një postim në X, ku ka treguar rreth situatës që po mbretëron në Pragë pas të shtënave vdekjeprurëse.

    Ai thotë se aktualisht gjendet i ngujuar në klasë.

    “Aktualisht i bllokuar brenda klasës sime në Pragë. Sulmuesi ka vdekur, por ne presim të evakuohemi. Duke u lutur për të dalë i gjallë. E mbylla derën përpara se sulmuesi të përpiqej ta hapte. E marrtë djalli”, ka shkruar Wiezman.

    Në media dhe rrjete sociale janë duke qarkulluar fotografi të studentëve të cilët kanë dalë në çati të objektit të universitetit për t’iu shmangur sulmuesit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!