Studenti, i cili vrau të paktën 15 persona dje në të shtënat në Universitetin Charles në Pragë, mund të jetë përgjegjës edhe për vrasjen e një burri dhe një foshnje në Klanovice.
“Ne jemi duke hetuar shumë seriozisht akuzat, të cilat janë shumë reale për momentin, se sulmuesi i Fakultetit Filozofik është gjithashtu përgjegjës për dy viktimat nga fundi i javës së kaluar në Klanovice”, tha në një konferencë për media shefi i policisë Martin Vondrasek, transmeton Reporteri.net.
Më 15 dhjetor, një person i panjohur ka qëlluar me armë zjarri një 32-vjeçar dhe vajzën e tij dymuajshe në qytetin e Klanovicës, por policia nuk ka gjetur ende përgjegjësin e vrasjes së dyfishtë.
Në Fakultetin Filozofik të Universitetit Charles, në sheshin Jan Plac, në Pragë, dje ka pasur të shtëna me armë zjarri ku 15 persona kanë vdekur dhe 30 janë plagosur, ndërsa sulmuesi ka mbetur i vrarë.
Policia çeke njoftoi gjithashtu se babai i të dyshuarit për të shtënat është gjetur i vdekur dje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.