×
  • Lajme
  • Rajon / Kërkohet hetim

    Shefi i misionit të PE-së që vëzhgoi zgjedhjet në Serbi: Parregullsitë kësaj here ishin të hapura dhe brutale

    Reporteri
    22 Dhjetor 2023 | 10:39

    Klemen Groshel, shef i misionit të Parlamentit Evropian që vëzhgoi procesin zgjedhor në Serbi, vlerësoi se këto zgjedhje nuk ishin zgjedhje në përputhje me standardet dhe kriteret e Kopenhagës për anëtarësimin e një vendi në Bashkimin Evropian (BE).

    “Çështja e zgjedhjeve është një nga çështjet më themelore në procesin e negociatave për anëtarësim në BE. Pra, kjo është mjaft e qartë. Nuk do të ketë mbyllje të negociatave derisa të arrihen ato standarde”, tha Groshel në një intervistë për gazetën Nova.

    Ai theksoi se në të kaluarën vëzhguesit nuk i kanë parë gjërat siç i kanë parë në këto zgjedhje dhe se atmosfera e zgjedhjeve ka qenë e ndryshme edhe në krahasim me vitin e kaluar.

    “Këta shembuj që përmenda në lidhje me futjen e fletëve të votimit në kuti dhe gjithçka tjetër që ka ndodhur, nuk kanë ekzistuar. Tani ishte e gjitha kaq e hapur. Vëzhguesit e panë tani. E dini, nëse një i huaj e vëren këtë, dhe disa ishin në Serbi për herë të parë, do të thotë se gjithçka ishte e hapur, e pafshehur”, tha Groshel.

    Siç theksoi ai, kjo është ajo që i dallon këto zgjedhje nga ato të viteve të kaluara.

    “Nuk po them se gjërat kanë qenë më të mira në të kaluarën, por kanë qenë më të sofistikuara. Tani ishte e hapur, brutale”, vlerësoi Groshel.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!