×
  • Lajme
  • Shqipëria / Heqja e imunitetit

    Prokuroria kërkon “arrest shtëpie” për Sali Berishën

    Reporteri
    22 Dhjetor 2023 | 12:45

    Prokuroria e Posaçme në Shqipëri, SPAK i  ka kërkuar masën “arrest në shtëpi” Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha. Zarfi me kërkesën për zëvendësim të masës së sigurisë për ish-kryeministrin është depozituar në Gjykatë një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK duke i hequr imunitetin.

    Seanca e radhës për ndryshimin e masës së sigurisë për Berishën do të mbahet më datë 26 Dhjetor në orën 10:00.

    Njoftimi zyrtar:

    1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 22.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimin e masës së sigurimit personal për personin nën hetim Sali Berisha, si i dyshuar për figurën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

    2. Bazuar në nenin 260 pika 4 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 26.12.2023 ora 10:00. Tiranë, më datë 22.12.2023

    Pas heqjes së imunitetit, Berisha: Vendim antikushtetues, do t’i jap përgjigjen e merituar kësaj qeverie – beteja vazhdon

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!