Ministri i Brendshëm i Çekisë, Vit Rakusan, ka thënë të premten se policia i ka identifikuar 13 personat e vrarë nga një student i armatosur të enjten në Pragë, dhe se nuk ka të huaj në mesin e tyre.
Por, në mesin e të plagosurve janë dy shtetas të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe një shtetas i Holandës, theksoi ai.
“Janë 13 të vrarë nga i armatosuri i çmendur, dhe njëri nga të vdekurit është edhe vetë sulmuesi”, tha Rakusan për televizionin çek.
Më herët, autoritetet kishin raportuar për 14 viktima në universitet.
Më shumë se 20 persona të tjerë u plagosën në njërin prej sulmeve më të rënda masive në historinë e Republikës së Çekisë.
Sulmi i përgjakshëm ndodhi të enjten në departamentin e filozofisë në Universitetin e Karlit, ku sulmuesi ishte student, tha shefi i Policisë së Pragës, Martin Vondrasek. Sulmuesi vdiq, po ashtu, thanë autoritetet. Emri i tij nuk është publikuar.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, tha të enjten se nuk ka shtetas të Kosovës të vrarë apo të plagosur në sulmin që ka ndodhur në Pragë./REL
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.