Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se afati kalimtar për vendorët, si dhe të huajt do të jetë më 25 dhe 26 dhjetor (e hënë-martë).
FBK-ja në njoftim potencoi se në këtë afat kalimtar, klubet mund të paraqesin transferimet e reja, si për vendorët ashtu edhe për të huajt.
Klubet pritet të jenë mjaft aktive edhe në këtë afat kalimtar, duke marrë parasysh synimet që kanë, si dhe duke marrë parasysh faktin se në stinorin pranveror zhvillohet Kupa, si dhe vendoset për titullin e kampionit dhe kush bie nga liga.
Stinori pranveror pritet të jetë shumë interesant në Prince Caffe Superligë.
Gjithashtu transferime priten edhe në Ligën e Parë dhe të Dytë të Meshkujve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.