×
  • Sport
  • Sport / Sport

    Lumbardh Dellova nga klubi i Ballkanit shpallet futbollisti i vitit 2023 në Kosovë

    Reporteri
    24 Dhjetor 2023 | 19:51

    Futbollisti i Ballkanit, Lumbardh Dellova është zgjedhur futbollisti më i mirë i vitit 2023.

    Çmimi është ndarë në gala mbrëmjen e Federatës së Futbollit të Kosovës “Laureatët 2023”.

    Dellova u shpall kampion me Ballkanin dhe ishte ndër më të mirët në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

    Siç raportojnë mediat ai po kërkohet nga klube jashtë Kosovës, dhe pritet në janar të largohet nga Ballkani.

    Kujtojmë se Ilir Daja u shpall trajneri më i mirë në Kosovë.

    Ndërsa Ballkani klubi më  i mirë në Kosovë. /Reporteri.net./.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!