×
  • Lajme
  • Shqipëria / Pamje

    Zjarri në Lushnjë, momenti kur qytetarët e bllokuar në qendrën tregtare tentojnë të dalin nga dritaret

    Reporteri
    25 Dhjetor 2023 | 16:38

    Këto janë momentet kur qytetarët e bllokuar në qendrën që ka marrë flakë në Lushnje tentojnë që të dalin nga dritaret.

    Zjarri ra pasditen e sotme në në katin e tretë të godinës, ndërkohë që shkaku nuk dihet ende.

    Në vendngjarje kanë shkuar mjetet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.

    Ndërkohë kjo godinë është e veshur me veshje izoluese polisterol, që përhap dhe flakët me shpejtësi.

    Nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në objekt dhe se si është gjendja e tyre.

    Sipas informacioneve, objekti fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente dhe njerëzit që kanë arritur të dalin po transportohen në spitalin e Lushnjës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!