×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Miliarda lekë ishin dhënë për ta ndërtuar, ky është qyteti nëntokësor në Shqipëri

    Reporteri
    25 Gusht 2019 | 23:59

    Në një lokal në qytetin e Kukësit ndodhen një palë shkallë, të cilat në pamje të parë duket sikur nuk kanë asnjë funksion.


    Por nuk është kështu. E themi këtë, pasi këto shkallë të çojnë drejt një qyteti nëntokësor.

    Është e vështirë për t’u besuar, por në Kukës ndodhet një prej vendstrehimeve më të mëdha dhe më i fortifikuari, për t’u bërë ballë shpërthimeve atomike. Ka qenë inxhinieri Feti Gjici, ai që ka treguar për “abc news” se si u ndërtua Kukësi i nëndheshëm.

    Gjici e di shumë mirë se si u ndërtua sepse ka qenë projektues edhe ndjekës i punimeve. Për ndërtimin e Kukësit të nëndheshëm u shpenzuan miliarda dhe u deshën 20 vite për ta përfunduar.

    Në Kukësin e nëndheshëm është ndërtuar një spital për 300 shtretër, fabrika e prodhimit të bukës si dhe ka e shumë hapësira që do i shërbenin administratës shtetërore.

    Hyrja nga lokali i është vetëm njëra, sepse ka edhe katër hyrje të tjera. Kudo ka tunele në formë labirinti që lidhin hapësirat e ndryshme.

    Kujtojmë këtu se disa kohë më parë vendi ynë u rendit pas Amerikës dhe Zvicrës si vendi me sigurinë më të madhe për sulmet bërthamore dhe atomike.

    E kjo si pasojë e bunkerëve të shumtë dhe ndërtimeve që u bënë nëntokë gjatë periudhës së regjimit të Enver Hoxhës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!