×
  • Sport
  • Sport

    Viti 2023 ishte i Zhegrovës, “Messi i Kosovës” me statistika impresionuese në dy kategori

    Reporteri
    27 Dhjetor 2023 | 18:24

    Elita e futbollit francez, Ligue 1 ka publikuar statistikat për vitin 2023.

    Kylian Mbappe i prin listës së golashënuesve me 34 gola, ndërsa i dyti është Lacazette me 10 më pak.

    Kurse, ylli kosovar, Edon Zhegrova është pjesë e top-5shes në dy prej kategorive.

    Zhegrova është i treti për më së shumti asiste, tetë gjithsej, dy më pak se Bradley Barcola që i prin listës.

    Kurse te kategoria e më së shumti driblimeve të suksesshme, Zhegrova është i katërti me 89, aq sa ka edhe Doku në vendin e tretë.

    Kësaj liste i prin Rayan Cherki me 96, vetëm shtatë më shumë se ylli i Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!