×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për vdekjen e gazetarit Turkaj: Do të na mungojnë komentet satirike të tij

    Reporteri
    27 Dhjetor 2023 | 20:32

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit, Arton Turkaj, i njohur edhe për shumë postime satirike në profilin e tij në Facebook.

    “Prehu në paqe Arton”, është fjala që Kurti e ka shkruar në storie në Facebook teksa ka vendosur foton e tij.

    Për vdekjen e tij e Turkajt, Kurti ka shprehur ngushëllime edhe në takimin që e kishte me gazetarët. Kurti ka dekalruar se “do t’i mungojnë komentet satirike të Turkajt”.

    ”Para ardhjes tuaj këtu, e kemi mësuar lajmin e trishtë të ndarjes së hershme nga jeta e kolegut tuaj, Arton Turkaj. Janë të shumta komentet satirike të tij, të cilat i kam parë e që do të na mungojnë. Do të na mungojë Artoni. Ngushëllime familjarëve të gjithë e secilit prej juve. Ngushëllime të gjithë juve, e të gjithë neve”, ka thënë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!