×
  • Lajme
  • Botë / Video

    Aksident i rëndë zinxhiror në Turqi: 10 të vdekur e 57 të plagosur, disa rëndë

    Reporteri
    28 Dhjetor 2023 | 8:38

    10 persona humbën jetën dhe 57 të tjerë u plagosën në një aksident të përgjakshëm automobilistik me 7 automjete të përfshira në provincën Sangari në veriperëndim të Turqisë që i përket departamentit të Marmarasë.

    Sipas gazetës Hurriyet, aksidenti fatal ka ndodhur në autostradën e Marmarasë Veriore rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur që kishte mbuluar zonën. Shtatë automjete, duke përfshirë 3 autobusë dhe 1 kamion, u përfshinë në aksident, e cila duket se ka nisur kur një makinë ka përplasur një kamion.

    Pas përplasjes së parë, disa pasagjerë kanë zbritur nga makinat e tyre për të parë se çfarë ka ndodhur dhe janë goditur nga automjetet që i kanë ardhur me shpejtësi, siç ka shpjeguar guvernatori i Sangario, Yasar Karadeniz.

    Shtatë nga personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse dhe policie ndodhen në vendngjarje dhe po hetojnë rrethanat e aksidentit. Rruga për në Stamboll mbetet e mbyllur deri më tani, sipas mediave lokale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!