×
  • Sport
  • Sport

    Vlera e Jasir Asanit bëhet milionëshe

    Reporteri
    28 Dhjetor 2023 | 18:03

    Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë Jasir Asani, ka lënë përshtypje të jashtëzakonshme me paraqitjet e tij në kualifikimet për “EURO 2024”.

    Kontributi i Asanit, ishte i madh duke shënuar tre gola, duke mundësuar “Kuqezinjtë” të kualifikohen për në Gjermani. E kështu u rrit edhe vlera e tij.

    Nga 700 mijë euro në shkurt, vlera e shqiptarit nga Maqedonia e Veriut tani është 1,2 milion euro.

    Ai ka lojë të mirë po ashtu edhe me ekipin e tij në Korenë e Jugut.

    Jasir Asani, në 30 ndeshja i ka shtatë gola dhe tre asistime.

    Po raportohet që shumë shpejt ai mund të transferohet në Evropë.

    28-vjeçari nga viti i ardhshëm mund të transferohet në La Liga.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!